Lyrics of Zjerm by Shkodra Elektronike
Në këtë minut, në këtë çast no paranoja
Pas shiut e ylbertë duket bota
Nepër rrugë asnjë ambulancë
kurrkush s′të flet me arrogancë
edhe sot na thanë që s’prishet koha
Përfundova nën ujë kurrë s′mu tha goja
Imagjino një minut pa ushtarë pa jetimë
asnjë shishe në oqean naftës i vjen era jargavan
lirinë e fjalës t’a mëson shkolla
Krijo në mua një zemër t’pastër
Në natën time të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time në zemër teme
Ky minut do të vazhdojë
Njerëzit e mirë njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt
Jarna ne ti toka ime
Ku kam lindë s′do të harroj
Jarna ne ti bota ime
Vazhdo më shndrit, shndrit, shndrit, shndrit
Zjerm!
Bjer mbi vallet tona tribale
që ushtrojnë sa orteku kur bjen n′male
Zjerm!
Njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtë
njësoj kputen e bijnë
si 7 thika që t’ngulen n′shpirt
Zjerm!
Këtu flen deti, rana e hana
e yjet s’i shohim se yjet na i shkelë kamba
kur ecim n′jerm
Zjerm!
Jena t’untë për flakë e dritë
E t′kërkojmë
N’kyt Terr që s’pranë tuej Shndritë
Krijo në mua një zemër t′pastër
Në natën time,të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time në zemër teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëzit e mirë njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt
Jarna ne ti toka ime
Ku kam lindë s′do të harroj
Jarna ne ti bota ime
Vazhdo më shndrit, shndrit, shndrit, shndrit
Zjerm
Zjerm - Single • 2024
Zjerm
Shkodra Elektronike